Telegrafi

Ramadan Muja blen 10,000 kilogramë ushqim për peshqit e tij

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, po kultivon një sasi të konsiderueshme të peshqve. Nuk dihet ende në cilën pjesë të komunës i mbanë, por për ta ka porositur 10, 000 kilogramë ushqim.

Isa Osmankaj, zyrtar i prokurimit në këtë komunë, ka konfirmuar se bëhet fjalë për peshqit e kryetarit, por ka hezituar të jap detaje.

“Ty s’të intereson ku janë. Ne kemi hapë tender me ble ushqim për peshq. Nuk është e domosdoshme me ditë”, është shprehur Osmankaj, transmeton gazeta fjala.

Në tenderin e shpallur me procedurë të hapur, kërkohen 10 tonë ushqim për peshk – pesë hurdha nga furnitorët që do të ofrojnë cmimin më të lirë.