Site icon Telegrafi

Ramadan Millaku fakton humbjen e territorit nga demarkacioni me Malin e Zi (Video)

Një vizatim me dorë të lirë tregon qartë se deri ku është kufiri i Kosovës me Malin e Zi. Rruga nga Peja e deri në Çakorr, ka qenë në gjatësi prej 29 kilometrash.

Kjo rrugë është mirëmbajtur nga Sipërmarrja e Rrugëve, në kohën e ish-Jugosllavisë. Këtë e dëshmon edhe ky raport i vitit 1974, ku edhe specifikisht përmenden rrugët e mirëmbajtura në gjithë Kosovën, pra edhe ajo Pejë-Çakorr.

Ramadan Millaku që në vitet e 70 ka qenë edhe drejtor i Sipërmarrjes së Rrugëve, është i bindur se Kosova ka humbur territor me demarkacion.

Bjelluha, ku ai ka jetuar për katër muaj gjatë punimeve në këto rrugë, tash është pjesë e territorit të Malit të Zi.

Exit mobile version