Telegrafi

Ramadan Krasniqi – Dani takohet me Luiz Ejllin: Vazhdon të mbetet simbol i mendimit dhe vlerave unike

Foto: Facebook

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Ramadan Krasniqi – Dani, është takuar së fundmi me fenomenin e këtij viti, Luiz Ejllin.

Të njëjtit kanë shpërndarë një fotografi nga qyteti i Pejës, pasi artisti shkodran ka qenë për të performuar në disa klube.

“Me mikun tim Luiz Ejllin, gjatë vizitës që më bëri në Pejë! Luizi, sikur me këngët e tij që nga fillimet e karrierës, ashtu edhe me krejt spektaklin që shfaqi në ‘Big Brother’ vazhdon të mbetet simbol i mendimit dhe vlerave unike që e dallojnë nga të tjerët”, u shpreh Dani.

“Veç suksese miku im”, i uroi mes tjerash fituesit të edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.

Lexo po ashtu Pyetet për raportin me Kiarën dhe Luizin, Ronaldo Sharka: Po pres të më kërkojnë falje

Luizi gjatë kësaj vere po vazhdon të jetë një nga emrat më të kërkuar si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë.

Ai arriti famë të madhe me mënyrën se si luajti në BBVA 2, duke u kthyer në një fenomen dhe në një personazh shumë të pëlqyer nga publiku.

Pas daljes, Ejlli solli edhe disa këngë të reja që u pritën jashtëzakonisht mirë. /Telegrafi/