Telegrafi

Rama i zgjat dorën, Merkel zgjedh përshëndetjen me grusht

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministri Edi Rama u përshëndetën me grusht.

Më pas nisi ceremonia e përgatitur për nder të vizitës së saj.

Kryeministri Rama i zgjati dorën për ta takuar, por kancelarja ka preferuar përshëndetjen me grusht edhe në kuadër të zbatimit të masave kundër COVID-19.

Ajo do të mbledhë krerët e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku në plan të parë do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal.

Lexo po ashtu Angela Merkel arrin në Tiranë, takon Ramën dhe Kurtin

Gjithashtu janë planifikuar bisedime kokë më kokë me kryeministrin Albin Kurti, ata të Bosnjës e Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.

Më pas nisi takimi Tête-à-tête mes Ramës dhe kancelares Merkel në Pallatin e Brigadave. /Telegrafi/