Site icon Telegrafi

Rama, Zaev, Daçiq dhe Svillanoviq do të marrin pjesë në emision televiziv në Trieste të Italisë

Në kuadër të Samitit për Ballkanin Perëndimor do të inçizohet TV Show “Rrethinat” në të cilin do të marrin pjesë kryeministrat Zoran Zaev dhe Edi Rama,  si dhe shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq dhe sekretari i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Goran Svillanoviq, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Episodi special i kësaj shfaqje televizive për politikën rajonale do të inçizohet në Trieste të Italisë të martën, ndërsa mysafirët do të tentojnë të flasin për çështjet se si është sot politika rajonale, sa janë mundësitë që Ballkani Perëndimor të bëhet tregu i vetëm me mbi 20 milionë banorë, cilat janë mundësitë e përbashkëta për zhvillim ekonomik dhe tema tjera.

Këtë e paralajmëroi kryeredaktorja dhe udhëheqësja e emisionit Zvezdanka Kovaq, e cila është drejtore ekzekutive e Qendrës për Demokraci dhe Pajtim në Evropën Juglindore, me seli në Selanik.

Emisioni do të inçizohet para mbajtjes së Samitit në Tieste, i cili do të fillojë më 12 korrik në të cilin do të planifikohet bashkimi ekonomik i Ballkanit Perëndimor./Telegrafi/

Exit mobile version