Site icon Telegrafi

Rama: Vjosën e kërkoi elektorati, por në LDK askush më shumë se Isa Mustafa nuk ka cilësi

Drejtori i Informacionit në RTV Dukagjini, Fidan Rama, ka analizuar figurën e Vjosa Osmanit dhe sjelljet e saj pas rezultatit të zgjedhjeve.

Rama, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se Vjosa ka bërë një potez të mirë politik kur pranoi se nuk ka alternativë tjetër pos koalicionit me Vetëvendosjen.

“Çdo pozicion tjetër që do të mund të merrte LDK-ja, do të ishte në kundërshtim me vullnetin e votuesve”.

Ai ka thënë se problemi i vetëm që mund të ketë në bashkëpunimin LDK-Vetëvendosje është çështja e dialogut.

Drejtori i Informacionit në RTV Dukagjini, ka thënë se Vjosa Osmani ka qenë kërkesë e elektoratit për t’u nominuar si kandidate për kryeministre.

“Për cilësi politike në LDK askush nuk mund t’i afrohet Isa Mustafës. Të gjithë kanë mundur të provohen si kandidatë. Kujtim Shala, Lumir Abdixhiku, Avdullah Hoti është provuar, por askush më lart se Vjosa nuk ka mundur ta dërgoj LDK-në. Për aftësi Isa Mustafa të gjithë i “fut” në gjep. Këtë po e dëshmon çdo ditë” tha ndër të tjera Fidan Rama./Telegrafi/

Exit mobile version