Pas vizitës në Izrael, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka nisur vizitën në në Abu Dabi, Dubai.
Rama u prit në aeroport nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan.
“Pas Izraelit, një gjysmë dite në Abu Dabi, për t’u takuar me Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan”, shkruan Rama në Facebook teksa publikon foto nga pritja në aeroport. /Telegrafi/