Telegrafi

Rama: Vëmendja e Qeverisë së Shqipërisë është edhe për bashkatdhetarët në Maqedoni (Foto)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një letre të shkruar deri te zonja e parë e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, ka falënderuar kryetaren për urimin e fitores në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Rama, përmes letrës nuk ka lënë anash pa i përmendur edhe bashkatdhetarët kudo që ndodhen, këndej dhe andej bjeshkëve.

Ai ka theksuar se shqiptarët përtej kufirit nuk të mbeten jashtë vëmendjes dhe se do të kujdesen ndaj interesave dhe të drejtave të tyre në truallin e tyre stërgjyshor.

Nga ana tjetër, edhe zonja e parë e Tetovës, Teuta Arifi, e ka përshëndetur letrën e Ramës të pranuar nga Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoni, Fatos Reka. /Telegrafi/