Misioni i David McAllister në Tiranë për zhbllokimin e ngërçit politik duket se ka dështuar dhe nuk ka zgjidhje nga negociatat e mbrëmjes së të martës mes palëve.
Kreut të PD-së, Lulzim Basha, konfirmoi se përpjekjet për arritje të marrëveshjes ishin pa sukses, sepse “Edi Rama refuzon qeverinë teknike të zgjedhjeve të lira”, si edhe iu ishte vënë një kusht që ai e quajti të turpshëm: “Voto Vetingun që të luftojmë drogën”.
Nga ana tjetër është deklaruar edhe kryeministri i Shqipërisë, i cili ka thënë se është i hapur për dialog pa kushte, por njëkohësisht i ka vënë kusht opozitës.
“Miq! Gjithnjë të hapur për dialog pa kushte. Por pa Vetingun s’ka asnjë kompromis, sepse Drejtësia për Shqipërinë që duam nuk negociohet”, ka shkruar ai në Facebook. /Telegrafi/