Site icon Telegrafi

Rama vazhdon me turin ballkanik: Një përshëndetje për krejt Kosovën, vazhdojmë drejt Sarajevës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama vazhdon sot me ditën e dytë të turit të tij ballkanik ku pritet të udhëtojë drejt Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Serbisë. 

Në një postim në Facebook, Rama ka shprehur një përshëndetje për Kosovën dhe ka lajmëruar nisjen për në Sarajevë.

Lexo po ashtu Takimi i Ramës në Prishtinë me presidenten dhe kryeparlamentarin – çfarë thanë nga Presidenca e çka deklaroi Konjufca

Kryeministri shqiptar u takua me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, kryeparlamentarin Glauk Konjufca, por jo edhe me homologun, Albin Kurti. Ai më herët u takua edhe me homologun maqedonas Dimitar Kovacevski.

Turi dyditor i Ramës në Ballkanin Perëndimor vjen në kuadër të përgatitjeve për samitin e Procesit të Berlinit që pritet të mbahet në Tiranë në tetor. /Telegrafi/

Exit mobile version