Kryeministri Edi Rama vazhdon me promovimin e plazheve të bukura të Shqipërisë.
Rama në një postim në Facebook publikoi pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu.
“Mirëmëngjesi dhe me pamjet e Himarës, Borshit, Jalës e Dhërmiut ku gjen pushues nga e gjithë bota që po shijojnë detin, motin e bukur, ngrohtësinë e mikpritjes shqiptare dhe ushqimin fantastik, ndërsa bizneset konfirmojnë hartën e gjerë të turistëve që kanë frekuentuar bregdetin tonë, që nga vendet nordike e madje edhe vizitorë nga Argjentina e largët, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama. /Telegrafi/