Telegrafi

Rama uron ndryshimin e emrit: Urime ditëlindjen Maqedoni e Veriut

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përshëndetur votimin e ndryshimeve kushtetuese në Maqedoni për marrëveshjen me Greqinë dhe për ndryshimin e emrit të fqiut, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Deputetët e Maqedonisë votuan ndryshimin e emrit të shtetit (Foto)

“Një derë e re e të ardhmes u hap sot për dy popujt tanë në Republikën e Maqedonisë së Veriut” ka shkruar Rama, duke uruar edhe homologun e tij Zoran Zaev me një urim “Urime ditëlindjen Maqedonia e veriut. Urime të përzemërta”

Përndryshe, sonte (19 tetor) u votuan ndryshimet kushtetuese ku Maqedonia pranoi nevojën e ndryshimeve të katër neneve ku vendi do të quhet Maqedonia e veriut dhe me këtë po i jepet fund kontestit 27 vjeçar me Greqinë dhe hapjen e rrugës për në BE dhe NATO. /Telegrafi/