Site icon Telegrafi

Rama u kërkon bankave të ofrojnë sa më shumë shërbime online

Qeveria shqiptare bëhet gati për hapin e radhës në fushën e digjitalizimit, pas kalimit të të gjitha shërbimeve “online” nga 1 maji.

Gjatë një takimi me shoqatën e bankave, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se së shpejti, shërbimi digjital do të shtrihet edhe në sektorin e transportit, nëpërmjet lëshimit të biletës elektronike.

Por, kreu i qeverisë nuk i kurseu kritikat për bankat për komisionet e larta që ofrojnë, duke kërkuar uljen e tarifave për shërbimet bankare, kryesisht ato “online”.

Kryeministri i kërkoi sistemit bankar që të përshtatet në teknologji për të ofruar shërbimet “online”, falë të cilave qytetarët do të marrin një shërbim të përmirësuar dhe pa burokraci.

“Agjenda digjitale” është shpallur si prioritet nga qeveria Rama edhe në këtë mandat të tretë.

Nga 1 maji janë mbyllur pjesa më e madhe e sporteleve të shërbimeve publike dhe është bërë kalimi i tyre “online”, me qëllim përmirësimin e shërbimit të administratës publike ndaj qytetarëve dhe biznesit. /Telegrafi/

Exit mobile version