Telegrafi

Rama thirrje për kursimin e energjisë: Të sensibilizojmë fëmijët

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama solli edhe njëherë në vëmendje kursimin e energjisë ndërsa ishte i pranishëm sot në ceremoninë e inagurimit të shkollës “Andrea Stefani” në Tiranë.

Kryeministri bëri thirrje dhe theksoi domosdoshmërinë për të mos harxhuar energji të panevojshme.

“Klasat e këtyre shkollave të reja kanë një teknologji ndriçimi që është me kursim energjie dhe që ndizet apo fiket automatikisht. Kjo e lehtëson këtë barrë të madhe, por kjo nuk mjafton. Duhet që në të gjitha shkollat të sensibilizohen në radhë të parë fëmijët dhe fëmijët kthehen pastaj në këshilltarët e prindërve nëpër familje”, tha Rama.

Shkolla “Andrea Stefani” do të mirëpresë nxënës të komunitetit që jetojnë në zonën e Astirit dhe Doganës.

Sipas Ramës tashmë nxënësit që mësojnë në këto shkolla, mësuesit që punojnë dhe prindërit që ndërveprojnë do të mund të ndihen njësoj me ata të Bashkimit Europian. /Euronews Albania/