Telegrafi

Rama thërret në Kryeministri njerëzit e besuar të PS-së

Kryeministri Edi Rama, gjatë një vizite muzeun Arkeologjik te Durrësit, i cili i është nënshtruar një restaurimi dhe do të rihapet së shpejti për vizitorët.

Një ditë pas deklaratës së kreut të LSI-së, Ilir Meta se duhet një qeveri besimi për të dalë nga kriza politike kanë nisur lëvizjet në Kryeministri.

Kryeministri Edi Rama është takuar me zyrtarin amerikan Aleksandër Arvizu dhe ambasadorin Donald Lu dhe fill pas tyre në selinë e qeverisë kanë mbërritur eksponentët kryesorë PS-së.

Siç shihet edhe në fotot që publikon “Panorama” në Kryeministri janë parë të hyjnë njëri pas tjetrit Saimir Tahiri, Gramoz Ruçi, Erion Veliaj dhe Fatmir Xhafa.

Nuk ka ende asnjë reagim zyrtar nga PS-ja pas deklaratës së Metës një natë më parë që dha sinjale të qarta për daljen nga koalicioni. /Telegrafi/