Site icon Telegrafi

Rama takon sot ambasadorët për amnistinë fiskale

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama pritet të zhvillojë një takim rreth orës 10:00 të mëngjesit të sotëm me ambasadorët e akredituar në vendin tonë.

Burime për Euronews Albania, bëjnë me dije se takimi informal do të zhvillohet tek “Vila 30”, ku të pranishëm do të jenë edhe ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe.

Në këtë takim, që është kërkuar nga vetë Rama, pritet të diskutohet për amnistinë fiskale që është kritikuar nga Bashkimi Evropian, por edhe SHBA.

Pas përfundimit të takimit, nuk pritet të ketë një deklaratë për mediat.

Ditën e djeshme, Rama është shprehur i vendosur për të vijuar me nismën e qeverisë për amnistinë fiskale dhe penale për paratë e shqiptarëve.

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, numri një i qeverisë, theksoi se amninistia do të bëhet sepse e kërkon shumica e shqiptarëve. /Euronews Albania/

Exit mobile version