Telegrafi

Rama: Sipas logjikës mesjetare të Putinit për luftën, Mongolia do të përfshinte territorin e Rusisë

Foto: Vlasov Sulaj

Në konferencën e përbashkët me Presidentit e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka marrë shembullin e Perandorisë Mongoleze dhe zgjerimin e saj në kontinentet e Azisë dhe Evropës në shekullin e 14 dhe 15 për të shpjeguar logjikën që ka përdorur Presidenti i Rusisë Vladimir Putin për nisjen e luftës në Ukrainë.

Në përgjigje të pyetjes të gazetarëve për rrezikun që mund ti kanoset rajonit nga lufta në Ukrainë, Rama tha se ky rrezik ekziston në një rajon ku është e thjeshtë të gjenden alibi dhe harta për të shkaktuar konflikte.

Rama tha më tej se logjika e përdorur nga Putin është mesjetare dhe do të shkaktonte një luftë pa fund.

Lexo po ashtu Zelensky: Putini është Hitleri i dytë, na duhet ndihmë për tu mbrojtur

Rama shtoi se nuk duhet të përsëritet e shkuara ku vihen në pikëpyetje themelet e rendit botëror.

“Për mua është përgjigja më e qartë për faktin se ku mund të shkojë bota nëse në ndjekim logjikën e Putinit për justifikimin e një lufte. Duke i bërë thirrje të shkuarës. Kjo është perandoria mongoleze Rusia është brenda saj. Ai që e publikoi këtë erdhi pas intervistës së Putinit. Merreni me mend sikur në këtë rajon të gjithë t’ja nisin të mendojnë që ti shohin marrëdhëniet ndërkombëtare të mbështetura në harta. Do të ishte një luftë që nuk do të merrte kurrë fund. Jo të gjithë po e kuptojnë sot se për putin të sulmojnë Ukrainën nuk ka të bëjë vetëm Ukraina, por është një sulm kundër bashkësisë së vendeve demokratike. Jo se Rusia do të pushtojë Gjermaninë, por nëse kjo logjika e ndezjes së një lufte bazuar në lavditë e kohëve të shkuara e hartat e një kohe tjetër, ne nuk do të jetojmë më në botën që njohim por më i fuqishmi do të vendosë e të drejtat do të minohen”, tha Rama /Telegrafi/