Telegrafi

Rama: Shqiptarët e mbledhur nga e gjithë diaspora, do të bashkohen në paradën e traditës në Tiranë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nëpërmjet një njoftimi në Facebook, ka bërë me dije se festave të nëntorit do t’i bashkohet edhe koncerti “Folk Fest” në Tiranë.

Rama thekson se e gjithë shqiptaria do të ngjitet në skenë me pjesëmarrje të grupeve nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Arbëreshët.

“111 vjet pavarësi. Festat e Nëntorit do të vijnë ndryshe këtë herë me shqiptarët e mbledhur nga e gjithë Diaspora, që do të bashkohen në paradën e traditës në 28 Nëntor, në Sheshin Skënderbej, për të vijuar më pas me koncertin “Folk Fest”, ku e gjithë shqiptaria do të ngjitet në skenë me pjesëmarrjen e grupeve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Arbëreshët”, shkruan Rama. /Telegrafi/