Site icon Telegrafi

Rama: Sakrifica jonë shkon dëm nëse Basha bëhet kryeministër

Kryeministri Edi Rama, në një takim me fermerët në Lezhë, tha se “e gjithë sakrifica që kemi bërë do të kthehet mbrapa nëse Lulzim Basha bëhet kryeministër”.

“Preç Zogaj tha se Republika e Re do e bënte pensionin 250 mijë lekë (të vjetra). Nëse bëhen kaq, për dy muaj nuk ka më lekë për asgjë. Me premtimet që bëjnë, borxhi i vendit shkon përtej 100%”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se “kemi përballë një parti që e kemi provuar më parë”.

“Ne duam më shumë pushtet që ta përdorim për njerëzit me më shumë dinjitet”, deklaroi Rama. /Telegrafi/

Exit mobile version