Telegrafi

Rama i rri prapa Bashës dhe e ngacmon: Luli, erdha unë! (Video)

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbajtur një fjalim para Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë.

Në momentet kur jepte prononcim për media, Rama i rrinte Bashës prapa!

“Erdha unë! Hajde”, i thotë Rama

“Shko aty se aty kemi punë, jo këtu”, ia kthen Basha.

Kjo ndodhi para takimit të partive politike të Shqipërisë, gjatë së cilës pranohet “Pako McAllister” për daljen e vendit nga kriza. /Telegrafi/