Site icon Telegrafi

Rama: Rezultati real do të ishte fitorja ose së paku një barazim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që ishte i pranishëm në stadium për ndeshjen ndaj Zvicrës, mendon se Kuqezinjtë nuk ishin me fat në këtë sfidë, pasi është dashur të dilnin me rezultat pozitiv.

Ai ka thënë se Shqipëria bëri një ndeshje të jashtëzakonshme dhe këtë e pranuan edhe vet zviceranët.

Kreu i qeverisë shqiptare ka theksuar se rezultati real do të ishte fitorja ose së paku një barazim.

“Gjynah vërtet të ikësh pa pikë nga kjo ndeshje ku edhe me 10 vetë, Kuqezinjtë meritonin të paktën barazimin. ‎Respekt‬”, ka shkruar kryeministri shqiptar në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version