Site icon Telegrafi

Rama realizon “transfuzionin” në PS, kush janë deputetët që mbetën jashtë

Ashtu edhe siç u paralajmërua edhe disa ditë më herët nga kryeministri Edi Rama, lista e kandidatëve për deputetë e Partisë Socialiste, kishte “gjak të ri”, një pjesë e të cilës ishte përzgjedhur nga platforma “Deputeti që Duam”.

Por një analizë e detajuar e A2 CNN tregon se në garën e 11 majit për parlamentin e ardhshëm, do të mungojnë plot 22 deputetë.

Mes emrave që bien në sy janë ata të Petro Koçit, Nasip Naços, Ilir Metajt, por edhe Paulin Stërkaj.

Lista e plotë e deputetëve socialistë që mbetën jashtë listave: Nasip Naço, Petro Koçi, Klevis Xhoxhi, Lavdrim Krashi, Ilir Metaj, Gerta Duraku, Bujar Çela, Eduard Ndreca, Niko Kuri, Anduel Tahiraj, Paulin Sterkaj, Shpresa Marnoi, Laert Duraj, Baftjar Zeqaj, Mirela Pitushi, Ismet Beqiraj, Lindita Buxheli, Tatiana Piro, Ilir Topi, Bardhyl Kollçaku, Pranvera Resulaj, Teuta Rama. /Telegrafi/

Exit mobile version