Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në veri.
Në një postim në Twitter, kreu i Qeverisës shqiptare ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me zhvillimet në veri të Kosovës, pas dorëheqjes së kryetarëve të komunave veriore, gjyqtarëve dhe policëve serbë.
“Po e ndjekim me vëmendje të madhe e shqetësim të vërtetë situatën e acaruar në Kosovë dhe bashkohemi me qëndrimet e aleatëve tanë strategjikë SHBA dhe BE. Ndërkohë që mbështesim plotësisht idenë themelore të planit franko-gjerman dhe bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje dhe dialog”, ka thënë Rama.
Sa i përket Asociacionit, Rama ka thënë se e mirëkupton Kosovën, porse i mirëkupton edhe aleatët ndërkombëtarë.
“Autoritetet e Kosovës janë në të drejtën e tyre të kenë rezerva për Asociacionin e Komunave Serbe dhe unë e mirëkuptoj këtë! Por i mirëkuptoj edhe aleatët kur e kërkojnë këtë me “forcë”! Prandaj duhet kërkuar një DIALOG I PALODHUR me Serbinë për të mos humbur edhe aleatët!” – ka shkruar Rama në Twitter.
Autoritetet e Kosovës janë në të drejtën e tyre të kenë rezerva për Asociacionin e Komunave Serbe dhe unë e mirëkuptoj këtë! Por i mirëkuptoj edhe aleatët kur e kërkojnë këtë me “forcë”! Prandaj duhet kërkuar një DIALOG I PALODHUR me Serbinë për të mos humbur edhe aleatët!
— Edi Rama (@ediramaal) November 7, 2022
Po e ndjekim me vëmendje të madhe e shqetësim të vërtetë situatën e acaruar në Kosovë dhe bashkohemi me qëndrimet e aleatëve tanë strategjikë SHBA&BE??????Ndërkohë që mbështesim plotësisht idenë themelore të Planit Franko-Gjerman bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje dhe DIALOG?????
— Edi Rama (@ediramaal) November 7, 2022