Telegrafi

Rama: Punoj për interesat e Shqipërisë e të Kosovës

Fill pas përfundimit të konferencës së mbajtur mes kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic dhe kryeministrit Edi Rama, ky i fundit iu bashkua një bashkëbisedimi me gazetarët.

Lexo po ashtu Mustafa kundër Mini-Schengenit Ballkanik - çon në një Jugosllavi të re

Gjatë një episodi të gjatë pyetje-përgjigjesh, Rama deklaroi se “drejtimi ynë është Perëndimi dhe nuk kemi asnjë drejtim tjetër.” Më pas u ndal gjerësisht te raportet Shqipëri-Kosovë dhe qëndrimet e tyre përkatëse lidhur me mini-shengenin, njofton tch.

Lexo po ashtu Rama i reagon Thaçit e Mustafës për Mini-Schengenin Ballkanik

“Mendoj dhe punoj për interesat e Shqipërisë dhe të Kosovës, të heqim kufirin. Jemi dy shtete të vogla, duhet të bëjmë gjëra me dialog dhe me zgjuarsi Ne duhet të shohim interesin tonë si shqiptarë. Duke u mbyllur dhe duke mos çuar përpara bashkëpunimin rajonal ne humbasim shumë. Kosova është e ftuar, të gjithë shtetet janë  të ftuara. Kosova më parë është ulur në tryeza. Në bashkëpunimin tim me Kosovën nuk ka ngërç, për mua të paktën nuk ka”, tha Rama.

Lexo po ashtu Thaçi tregon arsyet e mospjesëmarrjes në Samitin e Ohrit, ku po marrin pjesë Zaev, Rama e Vuçiq

Më tej shtoi se SHBA dhe Gjermania e mbështesin fuqishëm këtë proces.