Telegrafi

Rama publikon pamjet, krah bashkëshortes në darkën zyrtare me Macronin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në Francë, ku edhe do të mbahet edicioni i 6 i Forumit të Paqes në Paris.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka shpërndarë video të momentit ku edhe ka mbërritur në darkën zyrtare me Presidentin Emmanuel Macron.

Rama është shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda, ndërsa janë takuar edhe me çiftin presidencial ku shihet edhe bashkëshortja e presidentit francez, Brigtte.

“Paris, Élysée Palace – Për darkën zyrtare me Presidentin Macron”, ka shkruar kryeministri shqiptar në Facebook.

Në Forumin e Paqes në Paris, që do të mbahet më 10 dhe 11 nëntor, do të marrin pjesë mbi 50 shtete. /Telegrafi/