Site icon Telegrafi

Rama publikon pamjet e dronëve “Bayraktar”: Së shpejti pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpërndarë sot pamjet e para të dronëve “Bayraktar” që Shqipëria ka arritur të sigurojë pas një marrëveshje të nënshkruaj një vit më parë.

Forcat e Armatosura pritet të marrin me gjashtë dronë që shumë shpjet do të vijnë në Shqipëri.

“Kjo është pamja e dronëve “Bayraktar” që shumë shpejt do të bëhen pjesë e Forcave tona të Armatosura, teknologjia më e lartë e fluturimeve që përdoren për misione ushtarake, policore dhe civile”, tha Rama në një postim në Facebook.

“Kompletimi i Shqipërisë me flotën e këtyre dronëve përbën rëndësi të veçantë në funksion të sigurisë sonë kombëtare dhe asaj të Aleancës, si respektim i detyrimeve që rrjedhin nga Strategjia e Sigurisë Kombëtare, Strategjia Ushtarake dhe objektivat e Kapaciteteve të NATO-s
Të përkushtuar për të përdorur teknologjinë më të avancuar në mbrojtjen e territorit tonë”, shtoi Rama. /Telegrafi/

 

Exit mobile version