Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar një fotografi së bashku me liderin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në rrjetin social Twitter, gjatë samitit dy ditor të Brukselit ku është i ftuar të marrë pjesë.
Këtë postim, Rama e ka shoqëruar me nota ironie teksa shkruan se jemi më shumë se kurrë të përkushtuar për modernizimin e vendeve dhe rajonit me frymën e evropiane.
“Ende po prisni Godonë? Ne jemi mësuar me këtë shfaqje dhe jemi më shumë se kurrë të përkushtuar që të shtyjmë përpara modernizimin e vendeve dhe rajonit tonë me frymë të palëkundur evropiane”, ka shkruar Kryeministri Rama në Twitter.
Përpara fillimit të samitit dy ditor, nga eurodeputetët dhe komisonerë të ndryshëm u tha se BE-ja duhet të merr me seriozitet çështjen e integrimit në Union të Ballkanit Perëndimor, por paavrësisht opinioneve të tyre, liderët e Ballkanit Perëndimor nuk tregojnë optimizëm as kësaj rradhe.
Still waiting for Godot? No, we are used to this charade and we are more then ever committed to push forward our countries and our region modernization with unwavering European spirit????? pic.twitter.com/bmxXK8WXbc
— Edi Rama (@ediramaal) June 23, 2022