Telegrafi

Rama pritet të takojë sot kancelarin gjerman në Berlin

Foto: Arkiv

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të pritet sot në Berlin nga kancelari gjerman Olaf Scholz.

Rama dhe Scholz do të kenë një takim kokë më kokë në orën 11:15. Ata më pas do të mbajnë një konferencë te përbashkët për shtyp në orën 12:30, raporton Telegrafi Shqipëri.

Në këtë takim pritet të diskutohet për Procesin e Berlinit, takimi i radhës i të cilit pritet të mbahet ne vjeshtë të këtij viti në Tiranë.

Disa ditë më parë kryeministri Rama deklaroi se në takimin me Scholz do të caktohet data e samitit të Tiranës, të nismë Procesi i Berlinit.

Pjesë e diskutimeve pritet të jenë çështjet mes dy vendeve. /Telegrafi/