Telegrafi

Rama prezanton ekipin e tij qeverisës, pesë drejtori nën udhëheqjen e PDK-së

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka prezantuar sot ekipin e tij të drejtorëve, ku katër drejtori do të udhëhiqen nga Partia Demokratike e Kosovës.

Rama në konferencën për media tha se ekipin e tij e ka përzgjedhur në mënyrë që të mund të arrihet transformimi i Prishtinës, transmeton Telegrafi.

“Pas një kohë të konsiderueshme të negociatave me partnerët tanë të koalicionit, sot kam kënaqësinë të prezantoj ekipin tim të drejtorëve, që kam përzgjedhur për transformimin e Prishtinës”, tha ai.

Rama po ashtu njoftoi se gjatë ditëve në vazhdim do të bëhet edhe emërimi i drejtorit të kulturës.

Më poshtë drejtorët e emëruar:

Alban Zogaj –  Nënkryetar

Donjeta Sahatçiu – Nënkryetare

Arbër Sadiki –  Drejtor i Urbanizmit

Mimoza Sylejmani –  Drejtoreshë e Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm

Krenar Xhaferi – Drejtor i Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave

Besianë Musmurati – Drejtoreshë për Arsim

Doruntinë Maloku – Drejtoreshë e Pronave

Ilirik Musliu – Drejtor i Shërbimeve Publike

Granit Rugova – Drejtor për Sport

Donat Lushaku – Drejtor i Kadastrit

Adelina Sahiti – Drejtoreshë e Mirëqenies Sociale

Izet Sadiku – Drejtor i Shëndetësisë

Valbona Makolli – Drejtoreshë e Financave

Florian Dushi – Drejtor i Inspeksionit

Plator Gërdovci – Drejtor i Bujqësisë

Bersant Beka – Drejtor i Administratës /Telegrafi/