Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka postuar një foto të dy ish-presidentëve të Kosovës Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi.
Fotos, i pari i Qeverisë së Shqipërisë i ka vendosur hashtagun: “Liria ka emër! Shqipëri-Kosovë”, shkruan Rama.
Kampanja “Liria ka emër”, ka filluar pas ngritjes së aktakuzave nga Gjykata Speciale ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit, Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit.
Kësaj kampanje i janë bashkuar edhe liderë tjerë politikë nga gjithë trojet shqiptare.