Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar përsëri sot për protestën e profesorëve të universiteteve në vend që pritet të përshkallëzohet në ditët në vijim.
Në një postim në Twitter, Rama është shpreh se nuk do të ketë veting për pedagogët dhe e quajti pjesëmarrësit në protestë si pakicë due i akuzuar si të udhëhequr nga persona nongrata dhe ish-pjestar të Shërbimit Informativë Kombëtar (SHIK) në kohën e qeverisë së PD-së.
“Mediat e angazhuara masivisht për ta paraqitur si masive protestën e një pakice pedagogësh, nën udhëheqjen e nongratave e të shiksave të tyre, flasin për gjoja një Veting që do bëka regjimi imagjinar për pedagogët!”, ka shkruar Rama.
“Asnjë Veting as do bëhet, as është thënë e as është e menduar!”, ka sqaruar kryeministri.
Rama ka përsëritur gjithashtu qëndrimin e qeverisë rreth kërkesës së pedagogëve për rritje rrogash.
“Sa për rritjen e mëtejshme të pagave e përsëris, nuk do të ndodhë deri kur të vijë radha e natyrshme, pas pensionistëve në fundvit dhe pas daljes dimri, kur do të bëjmë bilancet e kostove të mburojës së energjisë elektrike, edhe për familjet e pedagogëve që mbrohen nga qeveria”, shkruan Edi Rama në rrjetin social”, ka shtuar Rama. /Telegrafi/
Mediat e angazhuara masivisht për ta paraqitur si masive protestën e një pakice pedagogësh,nën udhëheqjen e nongratave e të shiksave të tyre,flasin për gjoja një Veting që do bëka regjimi imagjinar për pedagogët! Asnjë Veting as do bëhet, as është thënë e as është e menduar!
— Edi Rama (@ediramaal) October 20, 2022