Telegrafi

Rama për median gjermane: Serbia nuk e mbështet në asnjë mënyrë luftën e Putinit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë një intervistë për gazetën gjermane “Frankfurter Rundschause Beogradi nuk e mbështet në asnjë mënyrë luftën e Presidentit rus Vladimir Putin, por ka një problem sepse është e varur ekonomikisht nga gazi dhe nafta ruse. 

“Kemi (Shqipëria) vuajtur shumë nga Bashkimi Sovjetik dhe Kina. Kjo është arsyeja pse ne jemi pro-amerikanë. Serbia ka një histori tjetër, por Beogradi nuk e mbështet në asnjë mënyrë luftën e Putinit. Por presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka një problem: ekonomia e Serbisë është shumë e varur nga gazi dhe nafta ruse”, ka thënë Rama.

Më tej Rama ka komentuar se sa shumë ka ndryshuar Shqipëria në 30 vite duke theksuar se asnjë vend evropian nuk ka bërë ndryshim të tillë kaq drastik.

“Duhet kuptuar se Shqipëria e sotme është krejtësisht ndryshe nga Shqipëria e izoluar nën diktatorin Enver Hoxha, që dikur konsiderohej si “Koreja e Veriut e Europës”. Nuk kishim pothuajse asnjë kontakt me të huajt, madje edhe kur kishim, ishin me grupe marksiste-leniniste nga Gjermania, Franca apo Brazili. Kjo ishte e pabesueshme”, ka shtuar Rama.

Lexo po ashtu Rama për median gjermane: Serbia nuk e mbështet në asnjë mënyrë luftën e Putinit

“Do t’ju jap një shembull: Shqipëria ishte një vend marksist-leninist nën një regjim stalinist. Në Aeroportin e Tiranës kishte një parukeri ku prisnin flokët të gjithë të ardhurit, sepse nuk lejoheshin flokët e gjata apo mjekra. Prandaj, as Karl Marksit nuk i duhej lejuar hyrha në vend. Nëse e merrni këtë si bazë, atëherë nuk kam asnjë dyshim. Asnjë vend në Evropë nuk ka ndryshuar më shumë në 30 vitet e fundit sesa Shqipëria. Më vjen mirë kur dëgjoj se Shqipëria duhet të jetë një fletë e bardhë. Shumicën e kohës dëgjoj atribuime krejt të ndryshme. Si gazetar, ju e dini që lajmet e këqija shpërndahen me shpejt se lajmet e mira. Shpresoj që imazhi i Shqipërisë jashtë vendit të ndryshojë. Unë shoh që ka gjithnjë e më shumë raporte pozitive për vendin tonë. Kjo jep shpresë,” u shpreh Rama.

Kryeministri ritheksoi se durimi i Shqipërisë sa i takon procesit të anëtarësimit në BE nuk ka shterim. Ai u shpreh se do i përmbahen qëllimit për t’u bërë pjesë e Unionit sado kohë apo mund të duhet.

Ndërkohë për çështjen Maqedoni e Veriut-Bullgari, Rama e cilësoi një “turp” mënyrën se si Sofja ka trajtuar Shkupin. /Telegrafi/