Site icon Telegrafi

Rama pas publikimit të raportit të Policisë në Prishtinë: Përkushtimi dhe profesionalizmi i tyre janë shtylla kryesore e një shoqërie të sigurt

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka përgëzuar Policinë e Kosovës për Rajonin e Prishtinës për publikimin e raportit të vitit 2024.

Rama ka thënë se përkushtimi dhe profesionalizmi i tyre janë shtylla kryesore e një shoqërie të sigurt, transmeton Telegrafi.

“Me rastin e publikimit të Raportit të Punës së Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës për vitin 2024, shprehim mirënjohjen tonë për të gjithë pjesëtarët e Policisë që çdo ditë angazhohen për sigurinë dhe rendin publik. Përkushtimi dhe profesionalizmi i tyre janë shtylla kryesore e një shoqërie të sigurt”, ka pohuar ai.

Lexo po ashtu Prezantohet raporti vjetor i Policisë në Prishtinë, shënohet rënie e disa nga veprave penale më serioze

Tutje, Rama ka deklaruar se “krijimi i Drejtorisë së Kryeqytetit brenda Policisë së Kosovës është një hap i rëndësishëm për forcimin e sigurisë dhe ofrimin e një shërbimi më efikas për qytetarët tanë”.

“Bashkëpunimi ynë me Policinë do të vazhdojë të thellohet, duke siguruar koordinim më të mirë dhe mekanizma efektivë për parandalimin e krimit dhe mbrojtjen e rendit publik”./Telegrafi/

Exit mobile version