Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka treguar se si u zhvillua pastrimi i bregut të lumit të Lanës në kryeqytet nga kioskat, duke iu referuar kohës kur ai ishte kryebashkiak.
Ai tha se është i gatshëm të përballet me drejtësinë për mënyrën që zgjodhi në atë kohë.
“Kam bërë unë korrupsion, i kam thirrur ndërtuesit në zyrë këtu dhe u kam thënë: ore, keni dhënë ndonjë lek për lejet e ndërtimit? Ata shikonin dhe thonin si është puna… Ke dhënë ti? Jo. Ti? Jo. Po mirë, më dini budalla mua i thashë unë, që merrni leje ju dhe nuk jepni gjë”.
“Ka ardhur tani koha që t’i paguani ryshfetin qytetarëve të Tiranës. Ua ndava segmentin e Tiranës me copa, u thashë merrni buldozerët tuaj, prishini, pastrojini ose ndryshe nuk merrni më leje ndërtimi. E kam bërë këtë dhe nuk e kam bërë një herë, e kam bërë shumë herë. Ata që dje shikonin përqindje për leje ndërtimi unë u thashë “nuk ka bir k… dhe as bir nëne të dalë të thotë që më ka dhënë lekë mua, më nxorën një burrë që më ka kërkuar falje 34 herë deri tani”, deklaroi Rama.