Site icon Telegrafi

Rama nuk komenton deklaratën e Kurtit: Do të flas nesër në Prishtinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka refuzuar të komentoj deklaratën e sotme të kryeministrit Albin Kurti, lidhur me vizitën që Rama do ta ketë nesër në Prishtinë.

Kryeministri Kurti, sot deklaroi se me Ramën do të takohet vetëm në rast se mbahet mbledhja e dy qeverive, e cila kohë më parë u anulua e që sipas Kurtit anulimi ishte i paarsyeshëm.

I pyetur nga gazetarët, kryeministri shqiptar tha se për këtë do të flas nesër në Prishtinë.

Lexo po ashtu Kurti thotë se Ramën do ta takojë vetëm nëse mbahet mbledhja e dy qeverive

“Jam këtu vetëm për këtë vendim. Sa i përket vajtjes nesër në Prishtinë dhe turit, do të flasë kur është koha për të folur që është, nesër në Prishtinë”, ka thënë Rama në një konferencë të shkurtër që pati lidhur me një vendim që Qeveria e Shqipërisë ka marrë për studentët e mjekësisë.

Rama do të jetë për dy ditë në Prishtinë në kuadër të përgatitjeve të Procesit të Berlinit që do të mbahet në tetor në Tiranë.

Kryeministri Kurti e ka ftuar Ramën se gjatë kësaj vizite ta zhvillojnë edhe mbledhjen e dy qeverive shqiptare. /Telegrafi/

Exit mobile version