Site icon Telegrafi

Rama njofton për projektin rreth portit të ri në Durrës: Praktikisht ky bëhet edhe port i Prishtinës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama së bashku me projektuesit holandezë kanë prezantuar sot siç e quajti ai projektin e portit të ri të Ballkanit Perëndimor në Durrës, e që do ketë një lidhje në Prishtinë.  

Rama me një video të postuar në Facebook jep detaje nga ky projekt, ndërkaq praktikisht do të jetë edhe në Prishtinë, i njohur si “dry Port”.

“Mirëmëngjesi dhe nga zyra ku ka nisur dita me ustallarët holandezë, për projektin e portit të ri të Ballkanit Perëndimor në Durrës, si një ndër shtyllat e Vizionit #Shqipëria2030??, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.

Lexo po ashtu “Durrës Dry Port”, detaje nga mega-projekti që synohet të ndërtohet në Prishtinë, prezantuar nga ekipi holandez

“Shkëlqyer…. praktikisht ky bëhet edhe port i Prishtinës?”, pyeti Rama.

“Po”, u përgjigjen holandezët, duke shtuar se porti duhet konsideruar edhe si port hyrës i Ballkanit Perëndimor. /Telegrafi/

Exit mobile version