Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka nisur sot vizitën zyrtare në Gjermani.
Kryeministri Rama, e ka nisur mëngjesin e sotëm duke publikuar një fotografi nga Gjermania.
“Mirëmëngjes”, shkruan Rama në Facebook, ku publikon një fotografi nga pritja zyrtare në Gjermani.
Kjo vizitë vjen pas rekomandimit për hapjen e negociatave për Shqipërinë, gjatë javës së kaluar nga ana e Komisionit Evropian
Gjatë vizitës Rama do të zhvillojë një takim me kancelaren gjermane Angela Merkel, në kuadër të hapjes së negociatave me Shqipërinë.
Ditën e djeshme në Tiranë ishte Presidenti i Këshillit Evropian, Donald, Tusk i cili deklaroi se Shqipëria e meritoi rekomandimin pozitiv të KE për hapjen e negociatave. /kp /Telegrafi/