Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shkruar se po ndjek me shqetësim situatën e përmbytjeve në Maqedoninë fqinje.
Kryeministri shqiptar i cili ndodhet për pushime në plazhin e Dhërmiut, ka shkruar në Facebook se është gati për të ndihmuar për çdo gjë që mundet qytetarët e Maqedonisë.
“Ndjekim me dhimbje e shqetësim zhvillimet tragjike ne Maqedoni! Gati për çdo gjë mundemi për të ndihmuar vëllezërit, motrat dhe fqinjët tanë!”, ka shkruar Rama.
Përmbytjet në Maqedoni lanë pas një bilanc tragjik me 22 të vdekur, ndërsa nuk dihet ende fati i pesë personave të tjerë të cilët rezultojnë të zhdukur.