Telegrafi

Rama: Në raport me Vetëvendosjen, LDK nuk është korrekte vetëm në një pikë

Drejtori i Informacionit në RTV Dukagjini, Fidan Rama ka thënë se LDK në raport me Vetëvendosjen vetëm në raport me postin e kryeministrit po bën padrejtësi.

Rama, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin ka thënë se palët janë pajtuar para zgjedhjeve se partia që del e para në zgjedhje merr kryeministrin.

“Vetëm në këtë pikë Isa Mustafa nuk po tregohet korrekt në raport me Vetëvendosjen. Unë mendoj se në asnjë gjë tjetër LDK nuk po kërkon shumë”.

Drejtori i Informacionit në RTV Dukagjini ka thënë se LDK është e barabartë në raport me Vetëvendosjen në formimin e qeverisë.

“VV nuk mund të ndërtojë e vetme qeverinë, prandaj LDK është e barabartë në garë me Vetëvendosjen për ndërtimin e qeverisë”.

Lexo po ashtu Haraqija: LDK të shkojë në opozitë, të bëhen bashkë VV-PDK se janë një familje

Rama ka thënë se nuk mund të ketë zgjedhje të reja dhe se sipas tij qeveria do të ndërtohet por në pikëpyetje janë afatet se kur do të bëhet.

Ai ka thënë se nuk i përket realitetit që Vetëvendosje dhe PDK mund të ndërtojnë një qeveri të përbashkët./Telegrafi/