Site icon Telegrafi

Rama në Pragë, mbahet sot takimi i Komunitetit Politik Europian

Nis sot në Pragë samiti joformal për Komunitetin Politik Evropian i iniciuar nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

I pranishëm në këtë samit, ku do të marrin pjesë liderët e Evropës, është edhe Kryeministri Edi Rama. Ky i fundit do të ketë një fjalë në këtë organizim.

Sipas asaj që raporton gazetarja Klesiana Omeri në fokus të këtij samiti do të jetë lufta në Ukrainë, pasojat e saj, kriza energjetike dhe çështje të tjera si sulmet kibernetike që kanë prekur Shqipërinë. Përveç Ramës në takim do të mbajnë fjalën edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Liz Truss, Kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Støre dhe ai i Çekisë, Petr Fiala.

Kujtojmë që ditën e djeshme kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij holandez Mark Rutte, shpalosën vizionin e tyre për Komunitetin e ri Politik Europian. Dy kryeministrat bënë të qartë që nuk duan që kjo strukturë e re t’i mbivendoset atyre ekzistuese, apo të shihet si mekanizëm që i zë vendin procesit të anëtarësimit në BE.

Rama e Rutte, shpjeguan se bashkëpunimi brenda kontinentit është shumë i rëndësishëm duke iu referuar këtu konteksit të luftës në Ukrainë. Ndër të tjera Rama e Rutte kanë prekur edhe sigurinë kibernetike dhe investimet afatgjata në arsim. /Telegrafi/

Exit mobile version