Aksi rrugor Thumanë-Kashar i kategorisë “A”, pjesë e Korridorit Blu, është tashmë i kalueshëm për të gjitha mjetet.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje të këtij aksi të rëndësishëm, ndërsa udhëtonte drejt qytetit të Shkodrës.
Thumanë-Kashar është i aks i kategorisë A, ku shpejtësia e lëvizjes është 130 kilometra në orë, duke ofruar gjithashtu kushte të larta sigurie.
Fluksi i automjeteve në këtë aks parashikohet të jetë tejet i lartë, sidomos gjatë periudhës së sezonit turistik, ndërsa vënia e tij në funksion pritet të lehtësojë ndjeshëm trafikun e automjeteve që krijohet shpesh në akset ekzistuese, si ai Fushë Krujë-Rinas dhe Rinas-Qafë Kashar.
Ndërkohë të gjithë drejtuesit e automjeteve do të kenë të drejtë të zgjedhin rrugët e shpejtësisë mbi 130 kilometra në orë me pagesë, apo rrugët dytësore të cilat do të jenë të disponueshme pa asnjë lloj pagese. /Telegrafi/