Site icon Telegrafi

Rama: Kurti në fjalim përmendi kontributin e Nolit e Adem Jasharit, por jo edhe të Ibrahim Rugovës

Drejtori i Informacionit në RTV Dukagjini, Fidan Rama ka komentuar zhvillimet e sotme në Kuvendin e Kosovës.

Rama, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se debatet e opozitës ishin të gabuara pasi sipas tij ato duhet të mbetnin në nivel të liderëve, përcjell Telegrafi.

“Ka mjaftuar fjalimi i Kadri Veselit, Fatmir Limajt dhe dikujt tjetër nga AAK-ja dhe të mbyllet me kaq. Tjerët kishin retorikë të njëjtë: nuk e ke flamurin, se përmende bashkimin e të tjera të ngjashme”.

Ai thotë se i vetmi gjest simpatik ishte gjesti i Ganimete Musliut kur i vendosi flamurët Albin Kurtit në pallto.

Duke komentuar paraqitjen e Albin Kurtit, Drejtori i Informacionit në RTV Dukagjini thotë se Kurti në fjalimin pas zgjedhjes së qeverisë, përmend disa figura të rëndësishme historike si Fan Nolin, Hasan Prishtinën, Adem Jasharin por jo edhe Ibrahim Rugovën.

“Këtu është parë ndarja e koncepteve të tij me “rugovizmin” dhe LDK-në që shumica pretendojnë se e ndjekin këtë koncept”, deklaroi Rama.

Rama thotë se edhe votimi i Listës Serbe për ministrat e vet ndaras nga ata të kabinetit qeveritar është një element i ri që nuk është bërë më parë./Telegrafi/

Exit mobile version