Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përkujtuar presidentin e parë të Kosovës, Ibrahim Rugovën, në përvjetorin e 15 të vdekjes.
I pari i qeverisë shqiptare, këtë e ka bërë përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Sa më shumë kalojnë dhe do të kalojnë vitet, aq më shumë do të lartësohet Ibrahim Rugova në sytë e krejt shqiptarisë”, ka shkruar Rama.
Bashkë me këtë përkujtim Rama ka bashkangjitur edhe një fotografi të ish-presidentit Rugova dhe hashtagun “LiriaKaEmër”./Telegrafi/