Site icon Telegrafi

Rama: Më kritikojnë mua për takimet me Vuçiqin, ai i Vetëvendosjes shkoi u ulë në një tavolinë me serbin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se takime si ato me presidentin Serb, Aleksandar Vuçiq janë të nevojshme për bashkëpunim rajonal, teksa thotë se edhe dikush nga Kosova u ulë në një tavolinë me politikanë serbë, duke iu referuar kështu takimit Sveçla-Gjuriq.

Duke folur në Zonën e Debatit, Rama ka përmendur edhe takimin e deputetit të LVV-së, Xhelal Sveçla, me politikanin serb, Marko Gjuriq.

“Edhe ai nga Kosova atje u ulë në një tavolinë me serbin, hëngrën e pinë së bashku”, ka thënë Rama.

Tutje, ai ka thënë se sulmet që i janë bërë për këto takime, kanë qenë edhe pikë e atyre që e sulmojnë.

“Unë nuk isha hero kur shkova në Beograd dhe nuk jam tradhtar sot që bëj këtë. Isha dhe jam unë, që bëj gjëra që besoj dhe i bëj me zemër dhe bindje. E kuptoj që me Serbinë, emocionet dhe e gjitha problemet nga Serbia, mund të bëhet politike në Kosovë, të fitohen pikë në elektoral, mund të bëhen pikë edhe atyre që më sulmojnë”, ka thënë ai.

Exit mobile version