Site icon Telegrafi

Rama: Kemi marrë përgjigje nga DASH, Shqipëria do të jetë bashkëpenëmbajtëse me SHBA-në për Ukrainën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se kanë marrë konfirmim përfundimtar nga DASH se SHBA dhe Shqipëria do të jemi bashkëpenëmbajtëse në OKB lidhur me çështjen e Ukrainës.

Ai në një postim në Facebook shkruan se me këtë rol në tryezën drejtuese të OKB, Shqipëria merr një përgjegjësi të madhe, me dinjitet të lartë në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ngjit një shkallë të re në partneritetin gjithnjë e më të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Departamenti i Shtetit ka konfirmuar se SHBA dhe Shqipëria do të jenë bashkëpenëmbajtëse të çështjes së Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, shkruan Rama. /Telegrafi/

Exit mobile version