Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, mbrëmë në emisionin “Opinion” ka folur rreth vendimit të BE-së për të mos nisur negociatat me Shkupin dhe Tiranën në samitin që u mbajt para një jave.
Ai tha se ngjarjet në Maqedoninë e Veriut dallojnë nga ato në Shqipëri, duke shtuar se BE-ja e tradhtoi kryeministrin Zoran Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në rastin e Zaevit është ndryshe dhe të gjithë do të vepronin ashtu, duke shkuar në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Nga Zaevi kërkuan ta ndryshojë emrin e shtetit. Dhe a e dini çfarë do të thotë ta ndryshoni emrin e shtetit? BE-ja e tradhtoi Zaevin”, tha mes tjerash Rama.
Ai tha se pas vendimit negativ nga BE për të mos nisur bisedimet, nuk e ka ndërmend të jep dorëheqje dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Rama theksoi se është sukses që Shqipëria nuk ka Gjykatë Kushtetuese, pasi sipas tij, është sukses i reformave në sistemin e drejtësisë./Telegrafi/