Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për “Deutsche Welle” ka folur për problemet e brendshme të Maqedonisë dhe zgjedhjet e parakohshme të 11 dhjetorit, duke thënë se Shipëria është mjaft e interesuar për stabilitetin e Maqedonisë dhe se gjithmonë do ta mbështesin për përparimin e shtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Me interes të veçant e ndjekim procesin e zgjedhjeve, shpresoj se do të vendoset fundi i krizës dhe të filloj stabiliteti. Ne padyshim dëshirojmë dhe shpresojmë se do të vazhdojë të zbatohet Marrëveshja e Ohrit dhe liritë e shqiptarëve për çdo ditë të jenë në përputhje me Kushtetutën e Maqedonisë”, deklaroi mes tjerash Rama.
Ai vlerësoi se stabiliteti i Maqedonisë është kyç për rajonin dhe janë të interesuar për Maqedoninë për shkak të popullit shqiptarë që jeton atje./Telegrafi/