Derisa lideri i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha, ka festuar 43-vjetorin e tij, një makinë e dërguar nga kryeministria është futur në oborrin ku ndodhet objekti i kësaj partie.
Newsbomb.al shkruan se Rama ka dërguar në zyrën e Bashës një kuti me dhurata për liderin e demokratëve. Nga burime pranë zyrës së kryeministrit, mësohet se brenda saj kishte një shishe verë dhe një porosi të Ramës.
Më pas, Rama e ka uruar Bashën edhe nga një takim elektoral.
“Edhe 100. I paç 100 vitet e ardhshme në gjumin më të ëmbël që dëshiron. Por, sinqerisht, shëndet dhe mbarësi për familjen dhe fëmijët”, ka thënë Rama. /Telegrafi/