Kryeministri Edi Rama gjatë qëndrimit të tij në Slloveni ka dhënë një intervistë dhe për televizionin kombëtar gjerman (NTV), ku ka folur për integrimin në Bashkimin Evropian, pranimin e afganëve dhe qeverinë e re.
Në lidhje me afganët, Rama ka thënë se qeverisë i janë ofruar para për të ndërtuar një kamp refugjatësh, por është refuzuar.
Sipas kreut të qeverisë shqiptare, hyrja në BE nuk po ecën mirë.
“Jo, sepse në të vërtetë nuk prisja asgjë tjetër. Në të kaluarën do të ishim të zhgënjyer, por kemi mësuar se Evropa nuk është në formën e saj më të mirë dhe ne e kuptojmë këtë, prandaj thjesht vazhdojmë punën tonë. Siç e dini, ne duhet të krijojmë patjetër një Shqipëri që mbart të njëjtat vlera dhe standarde si Bashkimi Evropian. Dhe jo sepse Berlini, Parisi, Brukseli na detyrojnë, por sepse kjo është ajo që ne do duam për fëmijët tanë.”, tha Rama ndër të tjera. /Telegrafi/