Site icon Telegrafi

Rama feston ditëlindjen në Elize: Ja momentet me Merkel e Hollande (Foto)

Kryeministri Edi Rama e ka pasur të pamundur të festojë 52-vjetorin e lindjes, pasi ndodhej në Samitin e Parisit. Por Ramës i ka bërë një surprizë presidenti francez, Francois Hollande.

Hollande ka zhvilluar një festë, ndërsa organizohej darka përmbyllëse e samitit ku merrnin pjesë liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit si dhe kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme në BE, Frederika Mongerini, Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn dhe Presidenti i Francës, Francois Hollande.

“Nuk e kisha imagjinuar zoti president se ju do të kishit organizuar këtë darkë kaq të mrekullueshme në Pallatin e Elizesë për ditëlindjen time dhe madje do të ftonit edhe kancelaren që të merrte pjesë! Unë nuk di si t’ju falënderoj por ju siguroj se keni bërë gjënë e duhur, sa më shumë ne të festojmë së bashku aq më mirë ju evropianët e BE do ta kuptoni vlerën shpirtërore të shqiptarëve të Ballkanit për BE”, është shprehur Rama me humor.

Pas fjalës së Ramës salla prej rreth 200 vetash ka shpërthyer në të qeshura e duartrokitje dhe më pas presidenti Hollande ka porositur tortën e ditëlindjes së Edi Ramës.

Ndërkohë që shuante qiririn e tortës kryeministri shqiptar është shprehur “Urimi im është që Ballkani të bëhet sa me parë pjesë e BE për t’i kthyer Evropës buzëqeshjen!”

Exit mobile version